Media profesionale online

Qëllimet e ekzistimit të mediave profesionale online

1.

Të promovohen dhe afirmohen mediat që i respektojnë standardet profesionale dhe kriteret për pjesëmarrje.

2.

Të afirmohet vetërregullimi në media si instrument i fuqishëm për profesionalizimin e punës së mediave.

3.

Të mbrohet interesi i opinionit lidhur me informacionet objektive, të balancuara dhe të besueshme nga mediat.

4.

Të mbështetet komuniteti i biznesit dhe sektori i marketingut në njohjen e mediave profesionale për bashkëpunim të mëtejshëm me to.

5.

Informacionet e mediave profesionale të kenë trajtim më afirmativ në prezantimin e përmbajtjeve nga grumbullues lajmesh.

6.

Në përpjekjet për zgjerimin e edukimit mediatik, sektori civil dhe institucionet arsimore ta shfrytëzojnë Regjistrin për t’i orientuar dhe afirmuar mediat profesionale online.

Промедиа

© Copyright - Promedia.
Të gjitha të drejtat e rezervuara

Kjo ueb faqe nuk ka lidhje me organizatën qytetare „Promedia“