Media profesionale online

PARIMET E SJELLJES:

Liria e mediave është e drejtë e pacenueshme.
Detyra themelore e gazetarëve është të respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e opinionit të informohet në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës sonë.
Gazetarët kanë rolin të përcjellin informacione, ide dhe mendime dhe të drejtë të komentojnë.
Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në përcjelljen e informacioneve, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektiv dhe të saktë.
E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është të përpiqen që të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve.
Gazetarët, duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë civile, do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do të respektojnë pluralizmin e ideve dhe qëndrimeve, do të kontribuojnë në fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollin e pushtetit dhe të subjekteve tjera të jetës publike.

NË BAZË TË KËTYRE PARIMEVE DHE VLERAVE ETIKE:

1. Gazetari ka të drejtë në qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik. Gazetari duhet të publikojë informacione të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna thelbësore dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informacioni nuk mund të konfirmohet, ose fjala është për supozim, respektivisht spekulim, kjo duhet theksuar dhe të publikuar. Saktësia e informacionit duhet të verifikohet për aq sa mundet.
2. Nëse gazetari pengohet për të ardhur deri tek informacioni i kërkuar, ka të drejtë për këtë ta informojë opinionin.
3. Gazetari do të përpiqet të sigurohet publikimi i korrigjimit, përgënjeshtrimit dhe përgjigja në rast se do të përcaktohet pasaktësia e informacionit.
4. Gazetari do të japë burimin e informacioneve, por nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë.
5. Gazetari do t’i respektojë ligjet në shtet, por nuk do të publikojë ose fshehë asgjë që është në kundërshtim me interesin publik.
6. Gazetari nuk guxon ta shfrytëzojë mediumin për publikimin ose fshehjen e informacione për përfitime personale. Ryshfeti, korrupsioni dhe zhvatja janë jo kompatibile me profesionin e gazetarisë. Nuk duhet të lejohet që reklamimi dhe motivet tjera komerciale të ndikojnë në lirinë e informimit. Duhet të ketë ndarje midis reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.
7. Gazetari do të respektojë privatësinë e personalitetit, përveç kur e njëjta është në kundërshtim me interesin publik. Gazetari është i detyruar të respektojë dhimbjen personale dhe pikëllimin.
8. Mënyra e informimit në raste të aksidenteve, fatkeqësive natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, kontesteve gjyqësore duhet të pa senzacionalizma. Në procedurat gjyqësore duhet të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, të raportojë për të gjitha palët e përfshira në kontest dhe të mos sugjerohet vendim.
9. Gazetari nuk duhet të marrë në intervistë ose të fotografojë fëmijë nën moshën 16 vjeçare pa pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve, nëse e njëjta nuk është në përputhje me të drejtat e fëmijëve. E njëjta vlen edhe për persona me aftësi të kufizuar, të cilët nuk janë në gjendje të gjykojnë me vetëdije.
10. Gazetari nuk do të krijojë ose përpunojë me vetëdije informacione që rrezikojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo baze (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, orientimeve seksuale, politike...).
11. Gazetari do t’u përmbahet standardeve shoqërore të përgjithshme të pranuara të vendosmërisë dhe respektimit të diversiteteve etnike, kulturore dhe fetare në Maqedoni.
12. Plagjiatura është e papranueshme. Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa u theksuar burimi ose autori.
13. Gazetari duhet të bëjë dallimin ndërmjet fakteve dhe mendimeve, midis lajmit dhe komentit.
14. Raportimi nga proceset politike, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i ekuilibruar. Gazetari doemos duhet të sigurojë një distancë profesionale nga subjektet politike.
15. Gazetari duhet të kultivojë kulturën e të folurit dhe etikës. Profesioni i gazetarisë nuk është kompatibil me komunikimin e papërshtatshëm me opinionin.
16. Gazetari do të ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin dhe diversitetin e ndërsjellë të qëndrimeve dhe nuk do të përdorë mediumin e tij për t’u konfrontuar me personalitete, duke përfshirë edhe kolegët e tij.
17. Gazetari ka të drejtë të refuzojë një detyrë pune nëse është në kundërshtim me parimet e këtij Kodi.

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE::

    • Gazetarët që punojnë në përputhje me këtë Kod e gëzojnë mbështetjen e shtëpive të tyre mediatike dhe organizatës së tyre profesionale.
    • Në përputhje me ligjet tona, gazetarët do të pranojnë gjykimin lidhur me profesionin vetëm nga kolegët e tyre dhe do të jenë jashtë ndikimit politik dhe ndikimeve tjera.
    • Për respektimin e parimeve të Kodit kujdeset Këshilli i Nderit i “Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë”.
Промедиа

© Copyright - Promedia.
Të gjitha të drejtat e rezervuara

Kjo ueb faqe nuk ka lidhje me organizatën qytetare „Promedia“